Dëshmitari Agim Idrizi e ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Idrizi në fund të dëshmisë është shprehur i shqetësuar me komentet që ka parë në rrjetet sociale pas dëshmisë së tij një ditë më parë.
“Ma kishin shkruar, tradhtar i kombit. Këta ma kanë pru punën me ardhur. Edhe hala thonë mos fol, mos fol. Jam shumë i kënaqur për krejt gjërat, që më keni pru qitu. E kam lyp me dalë publikisht. Unë e kam lyp me ardhur qitu. Vet kam ardhur”, ka theksuar Idrizi.
Gjatë dëshmisë ai mohon që ka qenë polic ose roje pylli
Prokurori James Pace ka vazhduar të marrë në pyetje këtë dëshmitar, ku janë shfaqur dokumente të hartuara nga autoritetet serbe, ku figuron emri i Agim Idrizit.
Për të njëjtat, ky i fundit tha se nuk i ka parë më herët, deri në momentin që janë shfaqur nga prokurori një javë më parë.
Idrizi pretendon se është rrëmbyer dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999. Sipas tij, gjatë kohës sa ka qenë i arrestuar është maltretuar dhe rrahur.
Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një parashtresë që është kërkesë për konferencë me anë të videos për dëshmitarin 03827.
Idrizi është dëshmitari i 21-të në këtë çështje dhe do të dëshmojë për rrëmbimin dhe ndalimin e tij të pretenduar nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore./rtk
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...