Idrizi: Korrupsioni duhet të luftohet edhe në institucione

10:44 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Nehat Idrizi ka thënë se korrupsioni është preokupim i përditshëm në shoqëri.

“Korrupsioni sot fatkeqësisht është bërë dukuri shqetësuese për institucionet dhe shoqërinë tonë. Pyetja që shtrohet sot është ku qëndrojmë ne si shtet në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit?”, ka thënë Idrizi gjatë mbledhjes së Këshillit Kundër Korrupsionit të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, raporton Arbresh.info

Sipas Idrizit përkundër rezultateve dhe sukseseve, ka edhe mangësi.

“Lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë vetëm retorikë boshe. Kjo luftë do të jetë një aktivitet i përditshëm dhe të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm e po ashtu edhe të përgjegjshëm. Korrupsioni duhet të luftohet pavarësisht se ku shfaqet qoftë, edhe në institucione”, ka deklaruar Idrizi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme