Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi në konferencën e shtatë vjetore të Gjyqësorit të Kosovës , ka thënë se KGjK-ja, ka prioritet e veta e që janë përmirësimi i praktikave edhe rregulloreve të KGjK-së, përgatitja për integrimin e gjykatave në veri, përgatitja për zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit e prioritete të tjera, shkruan arbresh.info.
Sipas tij ky vit ka qenë sfidues për ta dhe se i ka gjetur përballë sfidave të shumta që korrespondonin me prioritete të larta e që duheshin të adresoheshin.
“Kemi arritur të zgjedhim kryetarin e Gjykatës Themelore në Veri dhe zëvendësin e tij, dhe të dy këto përzgjedhje janë arritur me sukses, kemi arritur t’i integrojmë në sistemin gjyqësor të Kosovës 42 gjyqtarë të komuniteteve jo shumicë. Sa i takon efikasitetit të zgjidhjeve të lëndëve kemi treguar rezultate në menaxhimin e lëndëve të pazgjidhura”, ka thënë ai.
Sipas tij në vitin 2017 Gjykata e Apelit ka zgjidhur 6 për qind më shumë lëndë krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sa i takon rritjes së transparencës KGjK ka shënuar mjaft progres./arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit