Valdete Idrizi e PDK-së, që ka arritur të hyjë në balotazh për kryetar të Mitrovicës bashkë me Agim Bahtirin e AKR-së, thotë se ka qenë e bindur që do të dalë e para në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Megjithatë, ajo thotë se ka pritur që në balotazh të përballet me Safet Kamberin e LDK-së dhe jo kryetarin në detyrë të Mitrovicës, Agim Bahtirin.
“E kam pritur këtë rezultat, duke u bazuar në reagimet që kam pas në terren. E kam pritur se do të jem e para. S’kam prit balotazh me Agim Bahtirin. Kam pritur se do të jem në balotazh dhe si e para, por jo me Agim Bahtirin. E kam pritur që LDK-ja do të jetë në balotazh me mua dhe jo Bahtiri, por ja që ndodhi. Nuk jam mërzitur fort. Fokusi im ka qenë vetëm në garën time, në programin tim. Në takime, në qytet në fshatra e kam shpalos programin tim. S’jam marrë me të tjerët. Bahtiri në balotazh është befasi”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
Idrizi ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të Bahtirit në të cilën ai thoshte se PDK ka bërë presion me Sami Lushtakun që të sigurojë më shumë vota në Mitrovicë.
“Nuk e besoj që Sami Lushtaku ka bllokuar punët në katër vjet në Mitrovicë. S’besoj që ai ka ndalur zhvillimin në Mitrovicë”, ka thënë ajo duke konfirmuar se ish-kryetari i Skenderajt ka qenë gjatë fushatës në Mitrovicë. Megjithatë, ajo ka mohuar akuzat e Bahtirit se në ditën e fundit ka pasur presion nga PDK-ja drejt votuesve.
Idrizi në zgjedhjet e 22 tetorit doli e para me 29.63 për qind të votave, apo me rreth 800 vota para Bahtirit që doli i dyti.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...