Politikani shqiptar Idriz Sulejmani është duke kandiduar për zgjedhjet parlamentare në Kroaci.
Ai fushatën e ka bërë edhe nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët, shkruan portali arbresh.info.
Prandaj edhe shumica e shkrimeve të tij në rrjete sociale janë në gjuhën shqipe.
“Fushatën parazgjedhore për ta kërkuar besimin tek qytetari e kam vazhduar në Zagreb. Secilin nga ata që e kam takuar me shumë dashuri dhe rrespekt i ndajn minutat nga puna e tyre e përditshme për të pirë kafen bashkarisht dhe për të shtjelluar problemet që i përcjellin në bizneset e tyre të vogla dhe të mesme. Rrespekt për ata që tërë jetën me përkushtim dhe djersë kanë mbajtur familjet pa ua shtrirë dorën askujt. Jam krenarë me ju bashkëkombas të mi!”, shkruan Sulejmani.
Motoja e Sulejmani është “Të bashkuar për ndryshim” dhe ka numrin 6./arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...