Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi që vjen nga Nisma duket se nuk e ka mirëpritur një vendim të kryeministrit Hoti.
Kjo pasi që ky i fundit ia largoi nga rendi i ditës një pikë të propozuar nga Krasniqi, shkruan portali arbresh.info.
Si rezultat ministri i MTI-së është larguar nga mbledhja e Qeverisë.
Në rend të ditës Qeveria e Kosovës e kishte vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods Shpk”. Këtë pikë të rendit të ditës që të largohet ka kërkuar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.
Kujtojmë se Qeveria mbajti mbledhjen e 34-të me radhë ku mori një seri vendimesh./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë