Google ADS

Identifikohet një lokal në Skenderaj ku organizoheshin lojëra të fatit

09:47 | 25 Prill 2023
E.H

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokal në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.

“Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: televizor, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme