Identifikohet çifti që humbi jetën në aksidentin në Gllarevë

22:03 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Tre është numri i viktimave nga aksidenti i pasdites së sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Gllarevë.
Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha janë çifti që kanë mbetur të vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës Jakup Berisha, përmes rrjeteve sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur se pasditen e sotme në një aksident trafiku në rrugën Pejë Prishtinë (Gllarevë) humbi jetën vëllai i ynë, Jakup Rizë Gërvalla (Berisha) së bashku me bashkëshorten e tij Selvije Berisha”, ka shkruar ai.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme