Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person i të 60 –ve u alivanos në rrugë e më pas dhe ndërroi jetë.
Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar dhe ne deklarimet e tyre ata kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente, transmeton Klan Kosova.
Në prononcimin e tij për Klan Kosova, Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, ku dhe nga ta, më tutje do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.
Lajmi pritet të përditësohet!
Në pamjet e kamerave të një lokali që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet burri tek ka zbritur nga një kultivator dhe pak metra më larg është alivanosur, njofton Klan Kosova.
Në videon tre minutshe të gjithë kalimtarët refuzojnë të ndalen që ta ndihmojnë të moshuarin.
Për shkak të pamjes së rëndë, për hir të familjes së të nderit dhe shikuesve është shkëputur momenti i rrëzimit të të moshuarit.
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...