Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë, diskutimi për territorin e Kosovës mund të shmanget nga qeveria e ardhshme. Njohësit e rrethanave politike në vend theksojnë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin që të kundërshtojë një dialog me Serbinë, i cili do të mundë të përfshinte negociata për vijat kufitare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Duke qenë se për arritjen e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë po përmendet si kusht njohja reciproke, ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në kufijtë aktualë, duke aluduar kështu në idenë e ndryshimit të vijave kufitare.
Pro idesë së korrigjimit të kufijve ka qenë edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Një gjë të tillë gjithashtu nuk po e kundërshtojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat theksojnë se do t’ia japin dritën e gjelbër këtij diskutimi nëse ka pajtueshmëri mes palëve, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Madje, sipas medieve serbe, një ideje të tillë i ka kontribuar edhe emërimi i ambasadorit të Amerikës në Gjermani Richard Grenëll si emisar i posaçëm për dialogun, i cili sipas tyre do të mundë ta bindë Gjermaninë të mos e kundërshtojë idenë korrigjimit të kufijve.
Edhe pse negocimi për territorin e Kosovës po konsiderohet i pashmangshëm për palën serbe, njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se ndryshimet e skenës politike në Kosovë pas 6 tetorit mund ta bëjnë të pamundur prekjen e kufijve
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...