Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar temën më të përfolur të kohëve të fundit – idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit.
“Unë këtë çka po e dëgjoj edhe në vizitat dhe takimet që presidenti Hashim Thaçi ka nëpër botë, në fillim më është dukur si një çështje e paarritshme, një gjë që flitet dhe pak e çuditshme. T’iu them të drejtën po e shoh se çdo ditë e më tepër po merr mbështetje kjo ide. Nuk di çka mendohet në korrigjimin e kufijve por unë e kuptoj si një demarkacion, demarkacion është edhe kur 1 m ose 10 km korrigjohen. Si ide e tillë, unë e di sot, një numër i madh i kosovarëve e kuptojnë si një gjë normale – ndërrimin e territoreve që nuk i kemi kontrolluar dhe nuk do t’i kontrollojmë as në të ardhmen për territoret që janë me njerëz të gjakut dhe gjuhës tonë”, ka thënë ai.
Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se serbët nuk do t’i japin përkrahje kësaj ideje.
“Serbët nuk do ta mbështesin për arsye se serbët kanë synime të tjera në Kosovë dhe nuk do ta mbështesin këtë ide. Në njërën anë, janë këto dëshira ose ideja e Thaçit që çdo ditë e më tepër po has në mirëkuptim dhe nga ana tjetër, Serbia që ka folur njëherë për ndërrim të territoreve dhe tash po duket se është tërhequr”.
Zëvendëskryeministri i parë ka bërë të ditur se në muajin nëntor do të ketë një takim trelateral mes tre presidentëve homologë – Kosovë, Serbi dhe Francë.
“E di se do të ketë takim në nëntor, mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiq, si dhe presidenti të Francës, Emmanuel Macron dhe do të diskutohet kjo për shkak se edhe gjatë takimit që pati presidenti Thaçi në Samitin e Frankofonisë është diskutuar një gjë e tillë”. Vet presidenti [Emmanuel Macron] thotë ecni përparë, mos pushoni. Bashkësia Ndërkombëtare nuk mudn të durojë një problem të pazgjidhur në Ballkan dhe Evropë, dhe ju inkurajoj ecni përpara. Ai na ka thënë bisedoni dhe ecni përpara, keni mbështetjen e Francës”, theksoi ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...