Eksperti i çështjeve politike Albinot Maloku në emisionin e mëngjesit të TV “ABC News Albania” ka komentuar mbi ngjarjet politike në Kosovë, me theks intervisten e dhënë nga Përfaqësuesi i lartë për politik të jashtme i BE-së, Borrell në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi si dhe diskutimet për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve mes palëve, shkruan arbresh.info.
Maloku, ka thënë se Bashkimi Evropian s’ka pasur ndonjë herë, ndonjë qëndrim të unifikuar, sa i përket as Kosovës as raportit mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe, përqasja e zotit Borrell, shton ai “brenda BE-së si përfaqësues i Jashtëm i politikës së Bashkimit Evropian po provon të ketë një qasje korrekte ndaj Kosovës”, pavarësishtë se ai vije nga një vend mosnjohës i shtetit të Kosovës.
“Nisur nga ajo që ka ndodhur deri me tani, sidomos nga deklaratat e Presidentit Vuçiç dhe Thaçit kemi pasur nuanca në vazhdimësi që të dy në një formë ose tjetër kanë një lloj dakordance që të jetë pjesë e muhabetit edhe çështje e korrigjimit të territoreve”, ka thënë ai Ai shtonë se ideja e korrigjimit është munduar të mbahet gjallë. “Të gjithë aktorët në skenën politike të vendit, apo edhe faktorët ndërkombëtar, në një kohë apo në një tjetër nuk është se e kanë pa të vdekur këtë tentativën për mundësi korrigjimi mes vendeve”, mirëpo thotë Maloku, “kemi pasur edhe prani të fuqishme të faktorëve të jashtëm e të brendshëm që nuk e kanë përkrahur këtë ide”.
Politologu Maloku në fund thotë se “SHBA-të patën një deklaratë që ato nuk dinë për një marrëveshje konkrete mes palëve, mirëpo edhe ata kanë pranu në vazhdimësi, se janë pēr një marrëveshje që me qen dakord palët.” /arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë