Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim Steve Hewitt, Këshilltar i Lartë i Inteligjencës nga Programi i ndihmës ndërkombëtare për trajnime në hetimet penale (ICITAP) si dhe Koordinatoren e Programit të Inteligjencës, Linda Gashi, transmeton arbresh.info.
Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi u shpreh falënderues ndaj ICITAP për partneritetin e ofruar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht për donacionet dhe mbështetjen në baza ditore me qëllim të ndërtimit të kapacitetit intelektual dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ministri Selimi theksoi se mbeten të angazhuar në përmirësimin e legjislacionit për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sipas tij, ndihma dhe asistenca për ngritjen e kapaciteteve vendore dhe profesionalizmit vlerësohet si shumë e nevojshme dhe për këtë përkrahja nga ekspertët e ICITAP është shumë e dobishme.
Nga ana tjetër, z. Hewitt ka falënderuar ministrin Selimi dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të vijuar me mbështetjen e ICITAP-it për angazhim të mëtutjeshme në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit