Google ADS

ICITAP/INL vazhdon ta mbështes SHKK-në

15:20 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti nga Programi ICITAP&INL ka pranuar donacionin e radhës nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

SHKK ka pranuar nga INL, maska mbrojtëse, dezinfektues për duar , dorëza, telefon –“Cisko 7841”, TV Samsung, inventor, bateri 12 V 200 amp dhe pajisje për intervenime të shpejta, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.

Pranim-dorëzimit i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Po ashtu në njoftim thuhet se, INL me këto donacione po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të besueshëm, efektiv dhe të vetëqëndrueshëm.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë, parandalimin e përhapjes së pandemisë “Covid19” në institucionet korrektuese, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës brenda SHKK-së.

Me këtë rast, z. Thaçi falënderoi Waddoups dhe Qeverinë e SHBA-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të organeve te sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

Në fund, Waddoups dhe Thaçi së bashku vizituan nga afër hapësirat e Qendrës Korrektuese Lipjan./Arbresh.info

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/831776410931445

 

Të ngjashme