Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT” organzizon konferencën përmbyllëse të projektit “Informojmë që të Parandalojmë”, projekt ky që është mbështetur në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi E4E i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
Projekti është realizuar në kuadër të komponentes së zgjerimit të pjesëmarrjes së të rinjëve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Qëllimi i kësaj iniciative vetëdijësuese dhe këtij projekti ishte që të bëhet ngritja e kapaciteve përbrenda rinisë, e cila kontribuon në vetëdijësimin për parandalimin e përfshirjes së rinisë në aktivitete ekstremiste të dhunshme.
Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime ka marrë për iniciativë që “Të Informojë që të parandalojë” në mënyrë që të fuqizojmë rolin e rinisë në parandalimin e aktiviteteve që cënojnë sigurinë e tyre, sepse konsideron që ne shumë lehtë mund të jemi faktorë me ndikim në ndryshimin e të rinjëve në qoftëse bashkarisht si shoqëri angazhohemi në kanalizimin e drejtë të energjisë së të rinjëve dhe u jap mundësinë atyre të jenë indikatorë të ndryshimeve në komunitetin e tyre.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...