Gjatë ditës së martë presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit për siguri kombëtare, John Boltonin.
E sipas njohëse të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend, ky shkarkim nuk ka të bëjë me çështjen e Kosovës me Serbinë, pasi thonë se politikat amerikane nuk varen nga individët.
Presidenti amerikan Donald Trump, të martën ka shkarkuar John Bolton, nga pozita e këshilltarit për siguri kombëtare me arsyetimin se nuk është përputhur me disa prej sugjerimeve të tij.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, ka thënë se në shkarkimin e Bolton nuk ka ndikuar çështja e Kosovës, pasi sipas tij politika amerikane nuk varet nga individët.
“Kosova nuk është aq lart sa Afganistani në agjendën e politikës së jashtme amerikane. E dimë që ka një angazhim më të madh të amerikanëve për të zgjidhur çështjet e mbetura të Ballkanit, por nuk do të varet shkarkimi i një zyrtari aq të lartë sa që është Boltoni nga Ballkani. Politika amerikane nuk varet nga individët, është e ndërtuar në bazë të interesave të SHBA-ve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ilir Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit, me angazhimet e reja amerikane ka thënë se do të ketë një dinamikë të zhvillimeve në Ballkan.
“Me emërimin e zotit Palmer do të ketë një dinamikë më të shtuar të aktiviteteve. Derisa ne jemi duke zhvilluar fushatë në Kosovë, në qarqet ndërkombëtare është duke u përgatitur korniza e dialogut. Edhe në aspektin logjistik janë duke u bërë përgatitje”, deklaroi më tej Ilir Ibrahimi, përcjell Telegrafi.
Ndërsa kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, i pyetur rreth shkarkimit të Bolton ka thënë se po përcjellin çdo veprim të shtetit amerikan dhe që sipas tij janë inkurajuese.
Bolton ishte këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare, pas Michael Flynnit dhe HR McMaster.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...