Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon vet kriza në mënyrë që ta çojë vendin në zgjedhje.
Ibrahimi në Klan Kosova tha nuk ka shpjegim tjetër racional lidhur me acarimet e Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare dhe veteranët e luftës.
“Pra, duke krijuar kriza të tilla zotëri Kurti ndoshta do ta çon vendin në zgjedhje dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Po shkojmë në zgjedhje? Zotëri Kurti njihet për krijimin e situatave të tilla të acarta. Nuk ka shpjegim tjetër racional. Në këto situata ti po acarohesh me bashkësinë ndërkombëtare dhe po acarohesh me veteranët të cilët e di se do të reagojnë,sidomos duke pasur parasysh që e ke vendimin e gjykatës”.
“Pra, këtu duhet dhënë sqarime shtesë të cilat unë nuk po i kuptoj. Pra, acarimin me bashkësinë ndërkombëtare nuk e kuptoj, acarimin që tani e shohim me veteranët e luftës nuk e kuptoj. Këtu i vie erë diçka tjetër”.
Ai theksoi se vendet e QUINT-it asnjëherë nuk e kanë kontestuar të drejtën e Kosovës për të lejuar apo moslejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Pra, në momentin kur Kosova duhet t’i ketë raportet sa më të ngushta dhe sa më të mira me vendet e QUINT-it dhe përmes saj ta shfrytëzojë pozicionimin e Serbisë pro Rusisë, ne e sjellim vetën në një tabor armiqësie me vendet e QUINT-it. Në asnjë moment vendet e QUINT-it nuk e kanë kontestuar të drejtën e Kosovës për të marrë vendim sovran për lejimin apo moslejimin e zgjedhjeve”.
Opinionisti shtoi se që nga viti 2008, zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur në Kosovë me lejen e Qeverisë së Kosovës.
“Nga 2008-ta zgjedhjet serbe janë mbajtur gjithmonë me lejen e Qeverisë së Kosovës. Pra, nëse Qeveria e Kosovës pyetet se a mund të mbahen zgjedhjet? Dhe e jep atë Po-në apo Jo-në këtu nuk ka shkelje të sovranitetit.Qeveria e Kosovës vendos a t’i lejojë zgjedhjet apo t’i mos i lejojë. Qeveritë deri më tani i kanë lejuar, kjo qeveri ka vendosur që t’i mos i lejojë. Dhe si pasojë e kemi një relacion të tillë me vendet e QUINT-it, të cilët deshëm ta pranojmë apo jo e japin deklaratën më të ashpër që e kanë dhënë ndonjëherë ndaj Kosovës”.
“Unë besoj që opinioni këtu nuk i ka të gjitha informatat sepse duke e pasur parasysh që vendet e QUINT-it e kanë thënë që Kosova e ka këtë të drejtë, të dalin me një deklaratë të tillë këtu ka pasur diçka tjetër të cilën Qeveria e Kosovës nuk po tregon”.
” Vendet e QUINT-it kanë ardhur më një propozim. që ai nuk ka ndodhur një ditë apo dy ditë. Pra, këtu është problemi sepse propozimi dhe dialogu që ka ndodhur me vendet e QUINT-it ka nxitur vendet e QUINT-it të kenë një reagim të tillë. Se çfarë dialogu ka pasur duhet ta mësojmë nga Qeveria e Kosovës, sepse ky reagim është goxha i ashpër dhe sidomos duke e pasur parasysh një moment të rrezikshëm që po kalon bota”.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës