Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të zhvillojë një takim virtual të mërkurën me kryetarët e komunave.
Mbajtjen e këtij takimi ku do të diskutohet për situatën me pandeminë, vaksinim e popullatës dhe çështje të tjera e ka konfirmuar për arbresh.info, Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Mund të ju konfirmoj se do të ketë takim të mërkurën nga ora 10:00 me ministrin Vitia dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. Në takim do të diskutohet për situatën me pandeminë, vaksinimin e popullatës dhe çështje tjera më interes”, tha Ibrahimi.
Komunat e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar lirim të masave dhe një gjë e tillë është paralajmëruar se mund të ndodh pas rënies së numrit më të infektuar.
Të hënën sipas IKShPK-së, janë regjistruar 14 raste me Covid-19./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...