Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia tani është superfuqia e rajonit me shpenzimet e fundit që ka bërë derisa ka treguar shumën që e shpenzojnë për çdo vit në ushtri.
Ibishi ka thënë se FSK nuk i ka kapacitet për të mbrojtur vendin në përballje direkte me një superfuqi të tillë po që mund të mbështetet tek aleatët.
“E dimë që FSK po kryen tranzicionin nga forca civile në ushtri. Ende nuk i kemi kapacitet e duhura. Ajo kalon nëpër tre faza secila vonon tre vite”, thotë ai në emisionin dPT në T7.
“Në vitin 2020 1.14 miliardë euro ka shpenzuar Serbia në ushtrinë e vet. Ajo shpoenzon më shgumë se 4% të GDP’së. Ajo kalon edhe limitin e NATO’s që e ka për shtetet anëtare. E dimë që Obama u ankua e pastaj edhe Trump që vendet nuk po e plotësojnë këtë normë. Por Serbia e kalon këtë”, shtoi ai .
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...