Deputeti i LDK-së dhe anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së Nuredin Ibishi konsideron se është e domosdoshme dhe jetike ruajtja e partneritetit me SHBA-të, BE-në dhe NATO-në në procesin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Sipas Ibishit, është jetike që FSK-ja të kalojë nga misioni civil në atë ushtarak sepse në gjendjen e tanishme është e paprespektiv.
Ibishi që ka qenë komandat i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” dhe shef i Shtabit të ZOLL-it të UÇK-së thotë se deri më tani nuk ka plan B për FSK-në sepse ndryshimet kushtetuese janë të pamundshme për shkak të kundërshtimit të Listës Serbë në Kuvendin e Kosovës.
“Për ne është e domosdoshme dhe jetike ta ruajmë partneritetin me SHBA dhe NATO, me çdo kusht. Iniciativa që ka nisur është jashtëzakonisht e mirë, sepse edhe në këtë kohë është e mundshme që të përafrohen qëndrimet duke iu shpjeguar që se Kosova s’ka rrugë tjetër të transformimit, apo planit B të transformimit përmes ndryshimeve kushtetuese pasi që kjo nuk po është e mundshme, e nëse ata në ecje e sipër kanë ndonjë opsion që ta bindin palën serbe që të ndryshojë qëndrimin, atëherë mundemi”, thotë Ibishi për lajmi.net.
Ibishi mendon se akterët politik që janë të lidhur me punën e projektligjit duhet të jenë më aktiv në bindjen e miqve që kjo është rruga e vetme.
“Por kjo kohë transitore deri në procedimin e ligjit prej presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrit të FSK-së duhet të jenë në vazhdë të bisedimeve me të gjithë partnerët SHBA, NATO, BE, që të njoftohen për së afërmi se çka përmban projektligji. Ata realisht i dinë, por insistimi i tyre, sepse edhe për ne kanë qenë të mirëseardhura ndryshmet kushtetuese, por kanë qenë të pamundshme, dhe jemi në ngecje”.
Sipas Ibishit, ndërrimi i misionit të FSK-së në nënkupton tensionim situate “por të bëhet zgjedhje, sepse domosdoshmërish FSK duhet ta ndërrojë mandatin nga ai civil në ushtarak, për shkak të integrimeve rajonale, Kartën e Adriatiku, apo edhe procesit të partneritetit për paqe”.
Ish-shefi i Shtabit të ZOLL-it të UÇK-së thotë se në këtë situatë FSK është e perspektiv.
“Ne duhet të bisedojmë që t marrim pëlqimin e tyre (SHBA-së, NATOS-së dhe BE-së), sepse me këtë status që e ka FSK-ja nuk kurrfarë perspektive edhe në vitin e ardhshëm i kalon prioriteti FSK-së. Duhet të shpjegohemi tek ndërkombëtarët dhe partnerët tanë, sepse nuk ka ndonjë qëllim, por është nevojë imediate që të bëhet ky transformim”, thotë Ibishi për lajmi.net.
Ibishi ka folur edhe për armatimin e FSK-së, që në projektligj specifikohet si armatim defanzivë.
“Edhe projektligji, por edhe Pakoja e Ahtisarit nuk e kufizon shumë armatimin e Ushtrisë së Kosovës. Projektligji e thotë armë defanzive. Nuk është kufizuar në kalibra, përveç që thuhet armatim defanzivë sepse e kemi të përcaktuar në Kushtetutë që nuk kemi pretendime territoriale dhe nuk kemi pretendime të bashkimit me ndonjë shtet, për dallim nga Serbia që ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe e ka ende Kosovën në Kushtetutë. Përkufizimi i FSK-së është që ne me mbrojë vetveten”.
Ibishi i ka hedhur poshtë zërat që partia të cilën i takon, LDK, është kundër prjketligjit të Ushtrisë.
“Shumë po na vishet, kjo nuk duhet t’i atribuohet askujt, më së shumti kanë bërë deputetët pa paracaktime partiake. Vet në krye të FSK-së është ministri i LDK-së që ka bërë punë të madhe. Nuk duhet të shikojmë kujt t’ia atribuojmë, sepse LDK ka qenë shumë përkrahse, por ne po flasim për momentumin se çka duhet të bërë në këtë situatë. Unë s’po dua ta ngjyrosi politikisht, por kjo është shumë mbi ndasitë politike”, thotë Ibishi për lajmi.net.
Ndryshe, iniciativa e presidentit Hashim Thaçi, që FSK përmes një projektligji t’i ndryshohet misioni ka ngjallur debat. Ky projektligj është mirëpritur nga analistët dhe Shoqëria Civile, por nga miqtë ndërkombëtar të Kosovës është kërkuar që misioni FSK-së t’i bëhet me ndryshime kushtetuese, e jo përmes projektligjit.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë