Rusia ka nisur një sulm të paprovokuar ushtarak ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se Kosova megjithatë është e rrezikuar nga Rusia në mënyrë direkte apo indirekte përmes disa skenarëve.
Vendet perëndimore kanë reaguar ashpër duke vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë, derisa në shumë vende është ngritur alarmi për sigurinë e tyre kombëtare pas agresionit ndaj Ukrainës.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë në RTV Dukagjini, tha se Kosova është në linjën e tretë të rrezikut nga Rusia.
“Nga Rusia, në vijën e parë të rrezikut janë Moldavia, Gjeorgjia pastaj vijnë tri vendet baltike, derisa ne bashkë me Ballkanin jemi si të tretët në radhë që mund të rrezikohemi nga Rusia në mënyra të ndryshme”, deklaroi Ibishi.
“A do të ketë rrezik Kosova rrezik nga Rusia, sigurisht se po. Por nuk kemi ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë apo të shpejtë. Tensione sigurisht se do të ketë për shkak të prezencës agresive të shërbimeve sekrete ruse dhe diplomacisë ruse”.
Ibishi thotë se Kosova sikurse edhe bota mund të rrezikohet nga gabimet që mund të ndodhin.
“Shembull i freskët është rrezikimi i papritur i Kroacisë nga rrëzimi i një droni. Sot bota ka shumë dronë dhe rrëzimi i një të tilli në Kroaci nuk ishte ndoshta i rastësishëm”.
Eksperti thotë se në fund të fundit jemi të rrezikuar edhe nga ndonjë bombë bërthamore pasi sipas tij në doktrinën ruse përmendet edhe përdorimi i armëve bërthamore.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...