Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazë ankesën e kandidatëve për deputet nga radhët e koalicioni LDK-AKR. Kandidati për deputet Nuredin Ibishi së bashku me bashkë-partiakët e tjerë të koalicionit LDK-AKR, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa dhe Besnik Krasniqi të cilët nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, janë ankuar për parregullsi gjatë numërimit të votave.
E tash, pas aktvendimit të Gjykatës Supreme ndaj kësaj ankese, Ibishi thotë se me këtë po vërtetohet se po vazhdon avazi i vjetër i abuzimeve me fletëvotime.
Në një prononcim për Indeksonline, ai thotë se mosndëshkimi i vëzhguesve, komisionarëve dhe militantëve të tjerë të partive të ndryshme për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave, është shqetësuese pasi nga kjo mund të nënkuptohet që qytetarëve iu lejohen shkeljet e tilla.
“Mendoj që veç vazhdon avazi i vjetër i abuzimeve me fletëvotime edhe nga më herët. Mos ndëshkimi i keqpërdoruesve sidomos të vëzhguesve, komisionarët por edhe militantët e partive të ndryshme është shqetësuese pasi askush nuk po ndëshkohet për këtë. Edhe PZAP-i edhe Gjykata Supreme po e vazhdojnë një “status-quo” duke referuar se gjendja është krejt në rregull, por rinumërimi ka treguar se përveç abuzimit me keqpërdorime të fletëvotimeve, ka edhe abuzime të numërimit të votave dhe kjo tregon se ka pasur shkelje apo keqpërdorim të vet votës së qytetarëve. Ky avaz vazhdon të mos ndëshkohet nga autoritetet përgjegjëse”, ka thënë Ibishi.
Ai thekson se ankesa e tyre nuk është nisur për interesa personale, por për kërkim të ndëshkimit të atyre që bëjnë abuzim me votat e qytetarëve.
“Unë dhe tre deputetët e tjerë nuk kemi pasur interes personal të bëjmë ndonjë ndryshim, por kemi pasur interes të ndërgjegjes, që në të ardhmen të mos përsëriten situata të tilla, sepse gjithnjë duke i toleruar këto ne kemi ardhur në situata edhe më të rënda”, ka shuar ai.
Ndryshe, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Slavko Simic nga Lista Serbe e gjithashtu edhe ankesën e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin