Eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muahmet Hajrullahu, ka folur edhe për çështjen e Demarkacionit dhe Gjykatës Speciale.
Ibishi shtoi se këto dy çështje duhet të tejkalohen me mendje të ftohtë dhe qëndrim unik te të gjithëve.
“Sa i përket Gjykatës Speciale ne kemi ardhur para një akti të kryer, është një e keqe e jona që nuk kemi ditur ta menaxhojmë që të bëhet e gjithëpërfshirëse e jo e njëanshme. Është më mirë që të miratohet kjo e cila është se sa të kalojë në OKB”, ka thënë Ibishi.
Kurse sa i përket Demarkacionit ai ka thënë se duhet t’i vije fundi kësaj pune.
“Demarkacionit duhet t’i vijë fundi, komisioni duhet të jetë i saktë dhe të tregoj se a kemi humbur apo jo territor e jo të tregojë përralla”, u shpreh Ibishi.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...