Ndërmarrja “Iber Lepenc” ka ndarë 10 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Republikës së Shqipërisë pas tragjedisë që ndodhi ditën e martë si pasojë e tërmeteve.
Në vendimin e marrë thuhet se të mërkurën në Mbledhjen e X të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Iber-Lepenc” sh.a., nga Bordi i Drejtorëve dhe kryeshefi Ekzekutiv i kësaj Ndërmarrje, është marrë Vendim, që pas termetit të fuqishëm, i magnitudës 6.3 që goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë, respektivisht me 26.11.2019, si solidarizim me viktimat dhe ndihmë për shtetin shqiptar, të dhurohen 10000 (dhjetë mijë euro), raporton Front Online
Aty më tutje thuhet se Ndërmarrja Hidroekonomike “Iber-Lepenc” sh.a., shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata të cilët humbën më të dashurit e tyre duke e potencuar se pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, institucional por mbarëqytetar. Andaj, të kontribuojmë secili sido që të kemi mundësi në mënyrë që mijëra familje t’a tejkalojnë këtë moment dramatik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...