Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese e kanë cilësuar si të kundërligjshme dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut, bllokimin e udhëtarëve kosovar në dy anë të kufirit nga autoritetet serbe.
Në reagimin e IAPK-së thuhet se ndalimi i qytetarëve të Kosovës në kufirin Kroaci-Serbi cenon të drejtën e lirisë dhe sigurisë së qytetarëv teksa kanë kërkuar nga pala serbe të mbajë përgjegjësi institucionale dhe politike, ndërkaq nga pala kosovare kanë kërkuar veprime konkrete që çojnë në ndëshkimin e autorit, përcjell Arbresh.info.
Reagimi i plotë:
IAPK, ka përcjellur me vemëndje zhvillimet rreth ndalimit të qindra qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet kufitare të Serbisë, të cilët po udhëtonin nga Kroacia në Serbi në drejtim të Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve.
Veprimi i ndalimit për disa orë, pa ndonjë shkak të justifikuar, përbën veprim të ndalimit arbitrar të personave dhe është në kundërshtim me parimin e të drejtës për liri dhe siguri, të mbrojtura me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, siç është Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, pjesë e të cilave është edhe Serbia.
IAPK, me këtë përkujton, se autoritetet e shtatit serb me këtë rast kanë vepruar në mënyrë kundërligjshme, duke cënuar rëndë këtë të drejtë njerëzore dhe për këto veprime pala serbe do të duhej të mbajë përgjegjësi institucionale dhe politike.
Neni 5 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e ndalon privimin e kundërligjshëm të lirisë, duke specifikuar se “çdokush ka të drejtën e lirisë e të sigurisë personale. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, me përjashtim të rasteve të përcaktuara me ligj..”.
IAPK e sheh me shqetësim këtë sjellje të autoriteteve të Serbisë e cili gjerësisht vlerësohet si kundërpërgjigje ndaj miratimit të opinionit për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës një ditë më parë (16 prill 2024).
Përtej kësaj, këto veprime të autoriteteve të Serbisë janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur më heret me Republikën e Kosovës për lëvizjen e lirë të njerëzve, në kuadër të negociatave ndërmjet dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
IAPK i bën thirrje institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës që të reagojnë ndaj këtyre veprimeve të autoriteteve serbe, duke kërkuar dënimin e tyre dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete për dënimin apo ndëshkimin e institucioneve përgjegjëse./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...