Google ADS

Ia sheh sherrin armës që gjen në mal, plagosë vetën në kokë duke pastruar armën

09:56 | 29 Shtator 2021
S D

Një person ka gjetur në mal një armë ku më pas gjatë pastrimit të saj, aksidentalisht ka shkrepur arma dhe ka plagosur vetën në kokë, shkruan arbresh.info.

Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Fsh. Pousko 28.09.2021 – 17:56. Raportohet se viktima mashkull, sipas dëshmitares femër kosovare (bashkëshortes së viktimës). Viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme