Video që tregon se si një mësuese e rrah një djalë në çerdhen “Cambridge Kids”, tashmë është virale.
Për të rrëfyer se si ndodhi e tërë ngjarja në T7, ishte babai i djalit që e rrahën në çerdhe, Berat Gori
“E kam vërejtur qe djali po shqetësohet natën, nuk e kam dite pse. Të them të drejtën video ishte krejt rastësisht. Unë e dërgoj dhe e marr nga çerdhja djalin që disa muaj. Isha i shqetësuar për gjendjen e djalit dhe dëshirova që ti shoh disa video incizime të djalit në çerdhe.”
Gori thotë se derisa ai i shikonte videot që tashmë janë publike, e dëgjoi djalin e tij duke qajtur fuqishëm.
“Përderisa unë e shoh videon, ne atë moment prej katit të dyte e kam dëgju tu qajtë me zë dhe fuqishëm. Pra teksa po e shikoja videon e dëgjoja djalin duke qajtur. Në ato momente zbret prej liftit personi ne fjalë, dhe vjen me pretekstin se djali im e ka sulmu atë i pari me kokë. Isha shume i nervozuar ne ato momente, por prita deri sa organet të merren me rastin”, ka thënë ai.
Më tej Gori tregoi se videon e ka shpërndarë gruaja e tij, e cila madje nuk ka mundur as ta shikojë atë video.
“Bashkëshortja e ka shumë më rëndë. I kam dërguar foto që është mirë dhe nuk ke nevojë që të brengosesh. Ajo për shkak te gjendjes nuk ka mundur që ta shoh videon, por vetëm e ka shpërndarë atë në rrjete sociale menjëherë”, është shprehur ai.
Berat Gori, thotë se në videot që i ka siguruar ai shihet që djali i tij nuk është fëmiu i vetëm që është keqtrajtuar nga një mësuese tjetër
“E kam një video tjetër e cila per mua nuk është në rregull. Shoku i djalit tim, shkundet në një mënyrë nga një mësuese tjetër. Ajo është çka kam parë. Por të tjerat nuk kam pasur kohë që ti shoh” ka theksuar Gori.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...