Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndaj të dyshuarit Nexhat Halimi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.
Sipas kësaj komunikate, dyshohet që gjatë ditës së sotme, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Gjilan, i dyshuari e ka sulmuar personin zyrtar, të dëmtuarin Ahmet Daku, Inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në atë mënyrë që pa paralajmërim hyn në zyrën e tij dhe kërkon arsyet për refuzimin të kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së.
Pasi i dëmtuari i shpjegon se nuk është kompetent, në atë moment i dyshuari fillimisht e ofendon dhe kërcënon me fjalë, pastaj e godet me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore, transmeton Indeksonline.
Prokuroria ka nxjerrë aktvendimin mbi fillimin e hetimit dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente në Gjilan.
“Pasi që duke pasur parasysh peshën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale, thuhet mes të tjerash në komunikatë.
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...