Ia presin rrugën dhe i grabisin portofolin nën kërcënimin e armës

11:52 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Tre persona të panjohur kanë realizuar një grabitje si në filma.

Ata viktimës ia kanë prerë rrugën sa ishte duke lëvizur me makinë në fshatin Shkabaj të Prishtinës, shkruan portali arbresh.info.

Nën kërcënimin e armës i kanë marrë portofolin me dokumente personale si dhe ia kanë dëmtuar veturën.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë  është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.

Vetura e djegur dhe vetura  e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme