Ia mori tre mijë euro një femre, arrestohet gjakovari

11:06 | 9 Mars 2022
A. B.

Një person është arrestuar të martën në qendër të Gjakovës pasi që i njëjti në dhjetor të vitit të kaluar kishte mashtruar një femër duke i marrë 3 mijë euro në këmbim të një dokumenti.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka mashtruar duke i marr 3000 euro në këmbim të një dokumenti nga viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për rastin ka njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

“Është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mashtrimi””, ka njoftuar prokuroria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme