Vjosa Osmani në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel ku është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Ajo sot ka takuar edhe kreun e Parlamentit Evropian, David Sassoli, institucion ky që e njeh Republikën e Kosovës. Për këtë takim në profilin e tij zyrtar ka shkruar edhe këshilltari i Vjosa Osmanit, Artan Murati, i cili është munduar që ta veçojë këtë vizitë të Osmanit duke thënë se është një ” tjetër nivel i diplomacisë” meqë është pritur me flamur të Kosovës e se tashmë institucionet e BE’s shtetit po i referohen si Republikë.
Megjithatë vendosja e flamurit të Kosovës dhe referimi me termin Republikë është një praktikë që Parlamenti Evropian e ka kaherë.
Me një kërkim të thjeshtë, shihet që të gjithë zyrtarët e Republikës së Kosovës të cilët e kanë vizituar institucionin e Parlamentit Evropian janë pritur në mënyrë të njejtë, me flamur të Kosovës dhe me termin Republika e Kosovës në njoftime. Duke filluar nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Hashim Thaçi në cilësinë e presidentit ishte takuar në vitin 2016 me kreun e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me flamur të Kosovës dhe “Republic of Kosovo”
Po ashtu në vitin 2016 kur Kadri Veseli kishte vizituar Parlamentin Evropian dhe kishte takuar atëbotë kreun e këtij institucioni, Martin Schulz, ishte pritur me flamurin e Kosovës brenda institucionit dhe gjithashtu Kosovës i ishte bashkëngjitur termi Republikë.
Në shtatorin e vitit të kaluar me kreun e Parlamentit Evropian, David Sassoli, ishte takuar edhe kryeministri tashmë në detyrë, Avdullah Hoti. Njëjtë sikurse Thaçi e Veseli edhe Hoti ishte pritur me flamurin e Kosovës dhe me mbishkrimin Republika e Kosovës./Express/
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...