Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Viti sot me datën 11.05.2023 me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Z.N. (viti i lindjes 1961, mashkull kosovar shqiptar).
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një (1) armë zjarri e llojit M48, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore. /Arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt