Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.L për shkak të veprës penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 356 paragrafi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në komunikatën për media thuhet se i akuzuari A.L është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vite, duke iu llogaritur në dënimin e shqiptuar edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak nga data 18.03.2023 deri me datë 15.02.2024, e të cilin dënim i akuzuari do të fillon ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi.
“Obligohet i akuzuari të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe atë: në emër të paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro dhe ne emër të Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, shumën prej 50 (pesëdhjetë) euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që ky aktgjykim të merr formën e prerë”, thuhet në kumtesë.
Të dëmtuarve A.S dhe V.M-S, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Tutje thuhet se, më datë 16.03.2023, rreth orës 18:25, i akuzuari A.L kishte shkuar tek shtëpia e tani të dëmtuarit A.S, i cili në ato momente nuk kishte qenë në shtëpi, ashtu që i akuzuari nga motivet deri më tani të panjohura, ishte afruar tek dera e garazhës, kishte hedhë në derën e garazhës një shishe benzinë të ndezur, ku flaka kishte përfshinë garazhën, e nga temperatura e lartë ishte dëmtuar vetura e të dëmtuarve, e me shpejtësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast kishte shkaktuar rrezik për jetën e të dëmtuarve dhe anëtarëve të tjerë të familjes së të dëmtuarit A.S, të cilët kishin qenë në shtëpi dhe me këto veprime të dëmtuarve u kishte shkaktuar dëm material si dhe ndjenjën e frikës dhe pasigurisë së madhe.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...