Policia e Kosovës ka pranuar një video incizim në e-mail adresën zyrtare në të cilën shihen dy vozitës duke drejtuar automjetin e tyre në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, duke tejkaluar në vijë të plotë, veprim i cili ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Siç thuhet në njoftim, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan, përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej 150 euro, shqiptuar nga dy pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...