Google ADS

I vrari në Mitrovicë është i moshuar, punonte me gruan në shitore/ Çifti nuk kishin fëmijë

01:30 | 29 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital.

Vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Ndërkohë, i vrari është Ali Maloku, një i moshuar që mbante familjen me këtë punë.

Sipas atyre që e njohin, Aliu mezi mbante shitoren me shumë përkushtim, ku punonte së bashku me gruan.

Mësohet se Aliu nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me gruan, e cila ishte prezente në momentin tragjik./bs/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme