Google ADS

I vodhi para viktimës nën kërcënimin e armës, policia arreston të miturin në Prishtinë

09:57 | 8 Prill 2024
E.H

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojnë të dyshuarin i cili mbrëmë nën kërcënimin e armës së ftohtë ka kryer një rast grabitje në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë.

I dyshuari mbrëmë rreth orës 23 nën kërcënimin e thikës i ka marr viktimës një shumë parash, përcjell Arbresh.info.

“Veprimet operative kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një sasi e substancës narkotike. Personi i dyshuar ( i mitur ) mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme