Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se i është vënë zjarri një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri.
“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dameve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre.
“Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi tha se ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore./Arbresh.info/
Raportohet se është liruar nga Serbia ish-ushtari i UÇK-së, ...
Llaskuc, hajna, rrenc” – Disa nga debatet më të ashpra mes d...
Apeli i GJKKO merr vendimin për Berishën, të paraqitet dy he...
Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman, bab...
Xheneta i kërkon falje Sarës
Konfirmohet lajmi i Arbresh.info/ Michael Myers i bashkohet ...