I vdiq bashkëshortja nga COVID-19 në mëngjes, por qytetari nga Podujeva del dhe voton

14:59 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi, transmeton Arbresh.info.

“Më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Ani pse unë kam dhembje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh Sylejman Bllaca në rtv Dukagjini.

Ky qytetarë nuk ka dhënë detaje nëse është testuar për covid-19, ose jo./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme