I vdes bashkëpunëtori Behgjet Pacollit, këto janë fjalët e tij

12:16 | 9 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ka vdekur njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të deputetit dhe sipërmarrësit Behgjet Pacolli.

Ibrahim Bala është miku i Pacollit që nga fillimet e tij të para në jetën politike, shkruan portali arbresh.info

Bala është quajtur një njeri i urtë, i qetë dhe i arsyeshëm nga politikani, i cili gjithashtu shprehu mërzinë e tij për ikjen në amshim të tij.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Njeriu i urtë, Ibrahim Bala sot na la. Bashkëpunëtori im në ditët e para të futjes në skenën politike, Ibrahim Bala i urtë dhe i saktë në shtjellimin e mendimeve të tij sot shkoi në amshim.

I qetë, i arsyeshëm dhe i dashur për njerëzit Ibrahimi nuk do ti mungojë vetëm familjes por gjith miqve dhe atyre qê e njohën nga afër. Pusho i qetë mik./arbresh.info/

Njeriu i urtë, Ibrahim Bala sot na la. Bashkëpunëtori im në ditët e para të futjes në skenën politike, Ibrahim Bala, i…

Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, 9 December 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme