I vazhdohet paraburgimi ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala

23:15 | 10 Shtator 2021
L G

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.

Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishikimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor.

Ky vendim është ndërmarrë të premten.

Më 14 shtator pritet të mbahet konferencë nga Gjykata Speciale për ecurinë e rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Të ngjashme