Dy shoferë e kanë thirrur policinë në Prizren për arsye se automjetet e tyre ishin dëmtuar nga gurët e hedhur nga të dyshuar të panjohur nga mbikalimi në autostradë tek fshati Novakë. Pas pranimit të informatës , Njësite të Reagimit të Shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur me krehjen e terrenit.
Pas një ore është gjetur dhe ndaluar një automjet i llojit Mercedes me targa të një automjeti tjetër me katër të dyshuar të moshës së re. Gjatë kontrollit të automjetit gjenden gurë, me gjasë nga ata që kanë përdorur për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që udhëtonin nëpër autostradë.
Të dyshuarit, të gjithë nga Komuna e Mamushës, janë arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit tre prej tyre ndalën nën arrest ndërsa një 17 vjeç lihet i lirë. Prokurori i shtetit e ka cilësuar veprën si dëmtim prone.
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...