Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se po shkelë në mënyrë drastike të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë.
Sinani ka treguar një rast për një të ri shqiptar nga Presheva i cili ka përfunduar ka përfunduar studimet bazë, master dhe specializim në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd, ndërsa nuk po arrin të punësohet në stacionin policor të Preshevës.
“Se Serbia në mënyrë konsistente dhe në çdo sferë të jetës shkelë drastikisht të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, e dëshmon edhe rasti i fundit në stacionin policor të Preshevës. Ahmet Beqiri, i riu i vetëm shqiptar nga Presheva që i ka të përfunduara studimet bazë, studimet master dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd”, ka shkruar Sinani në një postim në Faceook.
“Ka mbi një muaj që Ahmetit, i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet nga i njejti me arsyetimin që “për momentin nuk kemi nevojë për punëtor”, e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 polic të rinj”, bëri të ditur ajo.
Sipas Sinanit, vetëm 133 e pjestarëve të policisë në Preshevë janë shqiptarë.
“E Ahmet Beqiri, për kohën sa kishte punuar në stacionin policor të Preshevës me kontratë në afat të caktuar si referent, kishte vlerësimin e popullatës shqiptare në Preshevë. Në Preshevë, nga numri total prej 358 pjesëtarëve të policisë në stacionin policor, vetëm 133 janë të përkatësisë etnike shqiptare, që është në disproporcion flagrant me përqindjen e popullësisë në Komunë të Preshevës”, tha Sinain./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...