Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shprehet e shqetësuar pas sulmeve që u janë bërë zyrtarëve policorë në Mitrovicën e veriut.
Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pohon se me shqetësim të madh ka marrë informatat për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, shkruan arbresh.omfo.
Abdixhiku pwrmes postimit në faqen zyrtare të partisë në Facebook, shkruan se LDK ofron mbështetje për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...