Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se sot është bërë shkëputja e Kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.
Përmes një postimi në Facebook, Durmishi tha se shkëputja e kontratës është bërë pasi Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit
”Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC”, ka shkruar Durmishi./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...