Google ADS

I shkarkoi, Edi Rama u gjen vende të tjera pune ish-ministrave

15:47 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

Ish-ministrat e shkarkuar nga Edi Rama nuk do të jenë vetëm deputetë të thjeshtë.

Rama ka menduar sërish për ta.

Besohet se të gjithë ish-ministrave do të ju besohet drejtimi i disa komisioneve parlamentare/

Kështu ka bërë të ditur sot Report TV.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka lënë bosh karrigen si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në këtë post, do të vendoset Arben ahmetaj.

Bled Çuçi si ministër bujqësie ka lënë dy vende bosh: Atë të reformës zgjedhore dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Si nënkryetar i këtij komisioni pritet të propozohet Ditmir Bushati.

Si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore PS pritet të vendosë Blerina Gjylametin.

Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, do të jetë kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduart Shalsit.

Ndërsa ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë.

PS do të vendosë në këtë pozicion deputeten Klodiana Spahiu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme