Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, është duke e shijuar jetën në maksimum. Edhe pse është dënuar për keqpërdorim të financave e mashtrim të bankave, ai po lë nam nëpër shtetet e Evropës. Një veprim komik e ka bërë pak çaste më parë, duke bërë publike një fotografi nga Bullgaria.
Gjykata themelore e Mitrovicës, muaj më parë e ka dënuar Agim Shahinin, që drejton Aleancën Kosovare të Bizneseve, me 18 muaj burg, pasi dyshohet se ka dëmtuar qëllimshëm Bankën TEB në Vushtrri në vlerë prej 250 mijë eurosh.
Mirëpo, ky fakt nuk është duke e penguar fare Shahinin. Ai madje është duke e shijuar jetën maksimalisht.
Këtë gjë më shumë mburrje po e banë publike edhe vetë Shahini, duke postuar disa fotografi në Instagram e Facebook.
Me fotografin e publikuar pak çaste më parë nga Bullgaria, ai ka treguar se si është duke jetuar tani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...