Google ADS

I ‘rrepti’ Abazoviç: Kërkon të hiqet imuniteti i ish ministrit malazez

10:10 | 4 Shkurt 2021
M. A.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç kërkoi sot që imuniteti i Petar Ivanoviç, ish-Ministri i Bujqësisë, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç është thënë nga Abazoviç, ai është aktori kryesor në aferën me “Fondin Abu Dhabi”.

Abazoviç konfirmoi në llogarinë e tij në Twitter se ish-drejtori i IRF Zoran Vukcevic u arrestua si pjesë e çështjes “Fondi Abu Dhabi”.

Abazoviq, ka theksuar se ai është aktori kryesor në aferën me Fondin Abu Dhabi.

“Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua nga dhjetëra miliona euro,” shkroi Abazoviç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme