I riu që u vra në Prishtinë nuk u dërgua në Emergjencë

14:20 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

I riu që u vra sot në lagjen Kolovicë të Prishtinës nuk është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi I QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Jo nuk ka ardh në emergjencë”, ka thënë shkurt Fazliu.

Ndryshe mesditën e sotme një i ri është qëlluar me armë zjarri në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Viktima A.J ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa policia e Kosovës dhe ekipi i forenzikës janë duke e hetuar rastin. Arbresh.info ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe: Banorët flasin për ngjarjen në Kolovicë, i ndjeri ka lënë tre fëmijë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme