Vrasja që ka ndodhur dje e një të riu në Gjilan, po dyshohet se ka ndodhur për motive të ulëta. Krimi ka ndodhur brenda familjes.
24-vjeçari i vrarë dje pasdite në Gjilan është qëlluar me armë zjarri për motive të ulëta, ka mësuar Gazeta Express.
Viktima me të dyshuarit është në lidhje familjare. Njëri prej të dyshuarve është i mitur.
Vrasja u bë e ditur përmes raportit 24 orësh policor. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:50.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshjeje njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, ka njoftuar Policia.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa si provë materiale është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thotë njoftimi i PK-së.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...