Google ADS

I rishpallet konkursi profesorit që ka kryer post-doktoratën në SHBA

08:28 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Profesori i cili jep mësim në UP me kontratë të rregullt që nga viti 2006, me studime të kryera në universitetet austriake dhe post-doktoratë në SHBA po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt.

Këshilli i Fakultetit Filozofik ka rekomanduar që të rishpallet njëra pozitë e konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik, i cili ishte shpallur në nëntor të vitit 2016 për të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Rekomandimi për rishpalljen e këtij konkursi ka të bëjë me pozitën për të cilën ka aplikuar Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencave Politike. Hajrullahu është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt. Mirëpo, Këshilli ka votuar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.
I kontaktuar nga gazeta Hajrullahu e ka quajtur përsëritjen e konkursit një “lojë” të qëllimshme që ta largojnë nga Fakulteti. Ndërsa ka bërë të ditur se posedon dokumentacionin se ka kryer të gjitha nivelet e studimeve në Austri, si dhe post-doktoratën në kuadër të programit “Fulbright” në SHBA/Zeri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme